Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 22-02-2024, 12:49
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.
Kjo vjen pas disa ditëve paralajmërimesh nga zyrtarët e BDI-së, por edhe nga vet kreu i partisë, Ali Ahmeti.
“? Ju ftoj të bëhemi bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës për: ➡️ Ti themi JO Rusisë, PO Europës! ➡️ Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit. ➡️ Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020.”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd