Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 21-02-2024, 13:08
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka njoftuar se nesër do të japë një lajm të madh.
Ahmeti ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të jetë live në rrjetin social Facebook për të bërë të ditur lajmin.
Teksa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale po afrohen në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja nuk ka vendosur ende nëse do të garojë e vetme, apo në ndonjë koalicion.
Disa parti opozitare shqiptare atje janë bërë bashkë në një koalicion, duke vendosur si të kandiduar Arben Taravarin për president.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd