Vetëm 2 muaj pasi humbur fëmijën e saj, në moshë të re, Klodiana Ajazi, biznesmene dhe kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas, ka ndërruar jetë.
Klodiana ndodhej prej disa javësh në gjendje të rëndë për shkak të një komplikacioni të rëndë ndërsa humbi fëmijën në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Ajo ishte në gjendje kritike për shkak të humbjes së fëmijës si pasojë e një gjakderdhjeje të madhe.
Në gjendje kritike për jetën ajo u dërgua të trajtohet intensivisht në Stamboll, Turqi.
Duke qenë se trajtimi ishte shumë i kushtueshëm, të afërmit kërkuan ndihmë financiare në gofound.me. Sipas kësaj faqeje, u mblodhën pak më shumë se 2 mijë euro.
Megjithatë, tre ditë më parë e reja ka ndërruar jetë.
Dhoma Ekonomike e Gruas, përmes një njoftimi tha se: “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e shtatë të shtatzënisë.”
"Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.
Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë.
Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore.
Klodi ka dhënë një kontribut vullnetar kyc në ngritjen e fuqizimin e Dhomës Ekonomike të Gruas. Krahas punës për të rritur sipërmarrjen e saj, ajo kontribuoi për të fuqizuar, ndërlidhur, e mbështetur qindra gra sipërmarrëse në vend.
Prej sot ne kemi humbur një vajzë të shkëlqyer, roli model, por do të ruajmë me forcë cdo vlerë që Klodi krijoi në këtë kohë të shkurtër, por intensive dhe të cojmë përpara misionin e saj për fuqizimin ekonomik të gruas."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd