Transmetuar më 19-02-2024, 06:46

Të dashur lexues të shenjës Peshorja, lexoni horoskopin e javës së re, nga Paolo Fox, një përkthim ekskluziv nga noa.al, zbardhur nga transmetimi audio i astrologut të njohur në Radio Lattemiele.

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju, për javën nga 19 deri më 25 shkurt 2024. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424979.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424982.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424998.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425009.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425012.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425021.html

DASHURIA:

Kjo është koha ideale për të filluar një dialog konstruktiv me personin që keni përkrah, përderisa nuk ka pasur ndarje përfundimtare ose të pashërueshme.

Shumë nga tensionet e pazgjidhura që u përjetuan në fillim të muajit mund t’ju bëjnë të ndjeni dëshirë për të ikur, për të marrë arratinë nëse dikush nuk i përgjigjet kërkesave tuaja.

Nëse mund ta përballoni këtë tension, së shpejti do të jeni me shpirt dhe zemër të lirë.

Pasioni është i lartë, por rritet dëshira për një aventurë që nuk sjell shumë probleme, veçanërisht nëse për shkaqe të ndryshme nuk ndjehesh më i dashuruar.

PUNA:

Situatë e veçantë, në një farë mënyre e paqartë. Nga njëra anë, këto yje testojnë durimin tuaj dhe mund të krijojnë disa probleme ligjore ose burokratike, nga ana tjetër ofrojnë mundësinë e ndryshimit të kursit.

Këto aspekte sugjerojnë të mbështeteni në sensin e madh praktik që do të arrini të nxirrni në pah, sepse do të viheni në vijën e parë, do të mund të realizoni projektet më të rëndësishme.

MIRËQENIA:

Yjet të lejojnë të jesh i qetë dhe të përmbushësh detyrat pa dozën e zakonshme të stresit dhe ankthit.

Ndryshimet, të nxitura dhe të detyruara nga forca e planetëve miqësorë të lejojnë të rikthehesh energjik, përpiquni të mos nervozoheni.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit