Transmetuar më 19-02-2024, 06:36

Të dashur lexues të shenjës Virgjëresha, lexoni horoskopin e javës së re, nga Paolo Fox, një përkthim ekskluziv nga noa.al, zbardhur nga transmetimi audio i astrologut të njohur në Radio Lattemiele.

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju, për javën nga 19 deri më 25 shkurt 2024. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424979.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424982.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424998.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425009.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425012.html

DASHURIA

Kjo periudhë e vitit do të jetë emocionuese, nuk ka asnjë arsye për të qenë të shqetësuar dhe të axhituar pasi Afërdita është neutrale dhe synon të lehtësojë dashurinë dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Këta planetë ofrojnë zgjidhje, madje të shpejta për problemet që zvarriten prej disa kohësh.

Nuk e përjashtoj mundësinë e dashurive të reja që mund të futen fshehurazi në jetën tuaj, nëse zemra është vetëm, planetët arrijnë të sjellin gjak të ri edhe në marrëdhëniet që kanë qenë më të trishtuara kohët e fundit.

Ndaj mos e përjashtoni mundësinë e dashurive të reja që mund të hyjnë në jetën tuaj pa e parashikuar.

Nëse zemra jote është e lirë, planetët mund të sjellin një freskim edhe në marrëdhëniet që kanë qenë më të vështira këto kohët e fundit.

Ndërsa përgjegjësitë mund t’ju duken të rënda, ndonjëherë nuk është keq të dëshirosh të kesh dhe shijosh pak më shumë hapësirë për veten tënde.

PUNA

Ti je në gjendje të rivlerësosh marrëveshje të rëndësishme, veçanërisht nëse je një profesionist i lirë ose po kërkon stimuj të rinj.

Faza e veprimit ka mbaruar, kështu që duhet të fokusohesh në atë që duhet të bësh deri në maj. Në këtë drejtim, mund të marrësh një shpërblim ose një afirmim për punën tënde.

Një person mund të kërkojë falje edhe për faktin se të ka injoruar apo shpërfillur në të kaluarën, duke u përpjekur të frenojë energjinë dhe pozitivitetin tënd.

Nga ana tjetër, ki kujdes në menaxhimin e parave, nga e premtja mund të ketë një problem të vogël për të zgjidhur.

MIRËQENIA

Kapaciteti yt për veprim po rikthehet, edhe pse duhet të kujtojmë se stresi është ende shumë i lartë.

Prezenca e Merkurit thërret për kujdes dhe për të mos e tepruar me përpjekjet. Ky planet gjithashtu na fton të jemi largpamës dhe të mos ekzagjerojmë në përpjekjet tona.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit