Transmetuar më 19-02-2024, 06:25

Të dashur lexues të shenjës Luani, lexoni horoskopin e javës së re, nga Paolo Fox, një përkthim ekskluziv nga noa.al, zbardhur nga transmetimi audio i astrologut të njohur në Radio Lattemiele.

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju, për javën nga 19 deri më 25 shkurt 2024. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424979.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424982.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2424998.html

https://noa.al/lajmi/2024/02/2425009.html

DASHURIA:

Jeni një person shumë krenar për të pranuar faktin që nuk ndiheni të dashuruar ashtu siç do të dëshironit. Por nëse kjo po ndodh, duket se situata ju ka dalë jashtë kontrollit.

Fakti që angazhimet e punës janë të ngutshme ose jeni përthithur nga çështje të natyrës profesionale, sigurisht që nuk është një element force, në një farë mënyre ju e kaloni këtë vëmendje duke shmangur dhënien e disponueshmërisë tuaj maksimale.

Një periudhë jo shumë e përshtatshme për të krijuar marrëdhënie të reja afatgjata, por kohë e dobishme nëse keni ndërmend të përjetoni disa miqësi të reja…

PUNA:

Edhe nëse duhet të përballeni me një periudhë mjaft të lodhshme dhe të ndërlikuar në marrëdhëniet e bashkëpunimit, mbani mend se sa më afër shkoni drejt verës aq më shumë ju çlirohen zgjidhje inkurajuese për karrierën tuaj.

Për më tepër, problemet duket se janë më të pakta në krahasim me vitin e kaluar, bllokada nuk është më, dikush ka ndryshuar detyrë apo pozicion.

E në këtë etapë të re, tashmë propozohet një objektiv i ri: jini të vëmendshëm ndaj një personi që përfaqëson hierarkinë dhe dikë që ndoshta nuk nuk ju lejon të bëni gjithçka që dëshironi.

Në fakt, Jupiteri mbetet në kah të kundërt deri në fund të majit: kjo është një periudhë reflektimi për zgjedhjet që do të jenë më të lehta për t’u adoptuar pas qershorit.

MIRËQENIA:

Ka lodhje, duhet të përpiqeni të pushoni më shumë dhe më mirë. Qielli nuk ka armiqësi të tepruar, megjithatë duhet të keni kujdes për formën tuaj fizike.

Kujdes gjithashtu edhe në të gjitha situatat e vështira që mund të hasni, veçanërisht rreth të premtes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit