Transmetuar më 18-02-2024, 22:29

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në vend dhe për reagimet që solli kjo çështje. Osmani tha se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të BQK-së për dinarin serb në vend, është mënyra se si u komunikua.

“Gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Osmani.

Ajo u shpreh se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët për një plan zbatimi të rregullores së re të BQK-së. Presidentja përmendi gjithashtu se ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve ndërkombëtarë, dhe për të punuar rreth kësaj çështjeje.

“Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e shpërndau sot në Facebook.

Kujtojmë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha të enjten në një konferencë për media se padëgjueshmëria e Qeverisë në lidhje me dinarin i ka prekur raportet mes shteteve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit