Vendimi për të shkarkuar kreun e forcave të Armatosura të Ukrainës, Gjeneralin Zaluzhny, po i kushton shtrenjtë Zelensky-t.
Sipas kërkimeve të bëra nga autoriteti i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev, nga dhjetori deri sot besimi i qytetarëve ka rënë me 13 %, nga 77 % në 64 %. Dhe duket se do të vazhdojë akoma: në sesionin e fundit të intervistave të zhvilluara, llogaritet që të jetë 60 %. Në intervistat e bëra në muajin shkurt, një pjesë e qytetarëve shprehën pakënaqësitë ndaj vendimit të bërë publik për ta shkarkuar, por vendim që s’u dekretua. Pjesa tjetër thotë se është e zhgënjyer nga lufta.
Shenjat e alarmit për presidentin janë edhe më komplekse se kaq: për herë të parë që nga fillimi i luftës, numri i qytetarëve që thonë se “gjërat në Ukrainë po shkojnë në drejtimin e gabuar” është më i madh se ai i atyre që besojnë se gjërat po shkojnë mirë.
Indeksi i besimit të qytetarëve është shqetësues për udhëheqjen ukrainase: kryeson Zaluzhny me 94 %, i ndjekur nga kreu i Drejtorisë së Mbrojtes Qëndrore, Kyrylo Budanov, që ka 66 % të përkrahjes. I treti është Zelensky me 64%, ndaj të cilit po rritet mosbesimi.
Uniteti kombëtar pësoi goditje kur Zelensky dha urdhër të sharkohet Zaluzhny, që gjatë dy viteve kishte udhëhequr luftën ndaj okupatorit rus, këtë sfidë mjaft të madhe. Kështu, njeriu më i dashur për vendin ishte kërcënim për autoritetin e presidentit, i cili përballet edhe me një rilindje opozitare me zgjedhjet që po afrojnë. Legjitimiteti i Zelensky-t si president përfundon në Mars dhe ai do të qëndrojë në detyrë veç duke përfituar nga ligji ushtarak dhe vazhdimi i konfliktit me Rusinë.
Zelensky e di që po humbi besimin e qytetarëve, e njëjta gjë do të ndodhë ndaj tij edhe në Parlament. Disa nga rivalët e tij të mundshëm janë edhe: aktori e prezantuesi televiziv Serhiy Prytula që ka 61 % dhe Gjenerali Oleksandr Syrsky, me 40 %. Instituti i Sociologjisë deklaron se faktorë që lidhen me rënien e besimit janë edhe: shakarkimi i Zaluzhny, situata e vështirë në frontin e luftës, pozicioni i paqartë i aleatëve dhe vazhdimi i skandaleve të korrupsionit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd