Parlamenti i Greqisë ka miratuar legalizimin e martesës civile të personave të të njëjtit seks pas një debati 36 orësh të ligjvënësve, në një moment kur opinioni publik është shfaqur i dyzuar.
Nga 300 deputetë, votuan 254 prej tyre, përkatësisht 176 pro, 76 kundër dhe 2 abstenuan.
107 deputeë të shumicës parlamentare të Demokracisë së Re votuan pro, 20 kundër, 31 nuk erdhën fare në seancë.
Gjithashtu nga partia socialiste PASOK 11 deputetë kanë abstenuar, 1 nga partia Syriza dhe 2 deputetë muslimanë nga partia e Majta e Re.
Projektligji historik i hartuar nga qeveria e konservatore kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është mbështetur edhe nga katër parti të krahut të majtë, përfshirë partinë kryesore opozitare Syriza dhe ky ka qenë shkaku që është miratuar pasi rreth 30 deputetë të Demokracisë së Re nuk janë paraqitur në votim.
Tre partitë e vogla opozitare të ekstremit të djathtë si dhe Partia Komuniste kanë votuar kundër.
Projektligji në fjalë përveç legalizimit të martesave , u jep të drejta të plota prindërore partnerëve të të njëjtit seks ndaj fëmijëve të tyre. Greqia bëhet kështu vendi i parë ortodoks që lejon martesat e homoseksualëve.
Por ligji i ri përjashton çiftet homoseksuale të bëhen prindër përmes nënave surrogate. Greqia ka aprovuar me ligj bashkëjetesën e personave të të njëjti seks prej vitit 2015, por jo të drejtën e martesës dhe atë të kujdestarisë ligjore si nga prindi biologjik ashtu edhe nga partneri.
Kundërshtimi kryesor ndaj projektligjit të ri ka ardhur nga Kisha Greke, e cila gjithashtu nuk e miraton martesën e homoseksualëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd