Transmetuar më 14-02-2024, 18:38

Dita e enjte 15, është ajo e Shën Faustit, që njihet nga shumë njerëz si dita e beqarëve apo e të vetmuarve. Ajo vjen një ditë pas Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, ndoshta si një “shpagim” riti tradicional për ata që një ditë më parë kanë qenë “mbretër” të festës

Ata që më 14 shkurt nuk arritën të festonin Shën Valentinin që njihet dhe si Dita e të Dashuruarve, për shkak se nuk kishin një lidhje, të mos mërziten. Më 15 shkurt është festa e tyre, Shën Faustini, ose Dita e Beqarëve apo të Vetmuarve.

Sepse pas Shën Valentinit, 15 shkurti njihet si dita e vetmisë apo e beqarëve dhe është quajtur dita e Shën Faustinit.

Kjo ditë nuk njihet edhe aq shumë. Disa e konsiderojnë si një ditë që ka lindur mes shakave, por në të vërtetë si 14 shkurt i Shën Valentinit dhe 15 Shkurti i Shën Faustinit, të dyja ditët e kanë nga një histori.

Festa që të dyja, por shkëlqimi i të parës i mungon të dytës. Ndryshe nga Shën Valentini, ditës së Shën Faustinit, i mungojnë trëndafilat, çokollatat e dhuratat e tjera që jepen rëndom për ditën e të dashuruarve.

Si lindën Shën Valentini dhe Shën Faustini

Dita e Shen Valentinit festohet në 14 Shkurt dhe është shënuar si dita e të Dashuruarve. Historia e kësaj dite nisi në shekullin e III pas erës sonë në Mbretërinë Romake.

Kurse më 15 Shkurt filloi në kuadrin e një feste të quajtur “Lupercalia”. Gjatë saj, vajzat shkruanin emrin e tyre dhe e vendosnin në një vazo.

Çdo djalë zgjidhte një nga emrat dhe kështu kishte zgjedhur vajzën me të cilën do të kalonte festën.

Zakonisht çiftet e festës përfundonin në një dashuri dhe më vonë në martesë.

Në atë kohë Mbreti i Romes ishte Klaudio. Burrat martoheshin, por nuk donin të linin gratë dhe familjen e tyre për të shkuar në luftë. Keshtu qe Klaudio dha urdhër të ndaloheshin martesat edhe fejesat.

Valentini ishte kundër! Bashkë me shokun e tij të ngushtë Mario (i cili më vonë u njoh si Shën Mario), ndihmuan shumë çifte të martoheshin fshehurazi. Kjo gjë u mor vesh nga Klaudio i cili u inatos shumë me këtë lajm.

Klaudio kërkoi që të arrestohej Valentini dhe të dënohej me vdekje: E qëlluan me një shkop deri sa të vdiste dhe me pas i prenë kokën.

Kështu 14 Shkurti, pragu i festës "Lupercalia" u kthye nga Kisha Katolike në Festën e Shen Valentinit. Ajo ditë u kthye ne festen e te Dashuruarve dhe arsyeja ishte pikërisht fakti që Shën Valentini ndihmonte të dashuruarit. Kurse dita e nesërme, u quajt ajo e beqarëve apo të vetmuarve, ose Shën Faustini.

Ka dhe festë tjetër, Dita e Dashnorëve

Shën Valentini tradicional, me trëndafila të kuq, trokiti këtë të mërkurë më 14 shkurt. Për të gjithë çiftet që ndajnë të njëjtin shtrat, të njëjtat unaza apo të paktën, të njëjtat plane për t’i arritur ato, festojnë këtë ditë.

Ndërsa Shën-Valentini i atyre që janë bashkë vetëm për momente kënaqësie dhe pa plane martese, është festuar të martën më 13 shkurt nga shumë çifte në të gjithë botën.

Po. Pasi 13 shkurti, është cilësuar në shumë vende si “Dita e “Dashnorëve”. Sikundër, 15 shkurti, njihet si Shën-Faustini, “Dita e të Vetmuarve”.

Ndaj më 13 shkurt jepej kjo këshillë: “Femra, nëse partneri juaj ju thotë sot se duhet të vonohet pasi i ka dalë një punë …. ju gënjen. Ai ndoshta është me atë tjetrën … E njëjta gjë, edhe me ju meshkuj. Sot duhet të jeni mjaft të kujdesshëm. Pasi sot, është ajo … “Dita e Dashnorëve”. r.b/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit