Transmetuar më 13-02-2024, 23:05

Banorët realizuan shfaqen teatrale të Shekspirit, kryeveprës së dashurisë “Romeo dhe Zhuljet”, në variantin e BIg Brother VIP 3.

Romeo e finalizoi shfaqen me një puthje me Heidin.

Kjo shfaqe ishte një sfidë nga Vëllai i Madh, që solli mjaft debate, sherre dhe lot. Juli, Egla dhe Ilnisa morën detyrën për të ndarë rolet dhe për të organizuar skenën teatrale, e menduar si “Romeo dhe Zhuljeta alla shqiptare”.

Romeo, Heidi dhe Lisi mbajnë rolet kryesore, dëshirë që e shprehën që në fillim, duke qenë se janë edhe në nominim. Arta shprehu gjithashtu dëshirën për të pasur një rol kryesor, që shkaktoi debate, duke sugjeruar që të ishte ajo krah Romoes.

Si përfundim secili mori rolin e vet, ndërsa gjatë realizimit të provave nuk kanë munguar përplasjet, deri në realizimin përfundimtar.

“Zhuljet…”, janë fjalët e fundit të Romoes, përpara se të puthen dhe të bien të dy në tokë. Atyre u bashkohet edhe Elvisi, ndërsa treshja marrin duartrokitjet e banorëve, duke ndarë edhe përqafime me njëri tjetrin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd