Transmetuar më 12-02-2024, 23:06

“Moj motër ule zërin”, sherr live mes të ftuarve, Laert Vasili i hedh ujë në fytyrë sekretarit të OMONIA-s (VIDEO)

Çështja e Fredi Belerit ka ndezur gjakrat në emisionin “360 gradë”, ndërsa ka ndodhur një incident.

Gjatë bisedës ka pasur diskutime dhe debate të forta mes sekretarit të Omonias, Marin Suli dhe Laert Vasilit.

Ka qenë ky i fundit i cili i ka hedhur ujë në fytyrë sekretarit të OMONIA-s, pasi Suli iu drejtua ‘moj motër ule zëri”.

Debati mes polemistit Vasili dhe Marin Sulit:

Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë.

Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.

Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. Motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia

Marin Suli: O laro pazari.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd