Transmetuar më 12-02-2024, 13:45

Detektivja e njohur private, Shkënda Lili, e cila merret me investigimin e tradhtive në çift, ka rrëfyer rastin më të çuditshëm që ka trajtuar.

E ftuar në “E Diell”, Lili tha se rasti ishte i një gruaje në moshë, e cila pasi kishte lejuar bashkëjetesën e partnerit të saj me një tjetër femër, iu drejtua investigueses private në momentin që zbuloi për një femër të tretë shumë herë më të re në moshë, në jetën e bashkëshortit, pasi i frikësohej se mund ti merrte pasurinë.

Pjesë nga biseda:

Dragoti: Një gjë shumë e rëndësishme kur flasim për lumturinë mes çifteve është definicioni që ata kanë për lumturinë. Gjërat që ata tolerojnë ose jo janë të ndryshme. Pra komunikimi është i rëndësishëm.

Ronaldo: Kush është rasti më i vështirë që ke hasur në investigimin e tradhtive?

Shkënda: Meqënse jemi në këtë ligjin “nuk lejohen martesat e tradhtisë”, unë do të përmend një rast që ka qenë tepër i vështirë për t’u investiguar nga unë. Jam çuditur kur një grua goxha në moshë, mbi 40 vjeç, ishte në dijeni që bashkëshorti kishte një martesë jo me letra, por në formën e bashkëjetesës me dikë tjetër. Ajo e kishte pranuar këtë fakt dhe vjen tek unë për të investiguar një vajzë të re, pra kishte dalë në skenë një vajzë më e re.

Jam çuditur dhe nuk kam dashur ta bëjë si investigim sepse nuk e kuptoj pse donte ta bënte në momentin që ishte e bindur se ishte edhe një grua tjetër në mes. E kishin pranuar, por nuk pranonin këtë vajzën e re tani sepse kishin hallin e pasurisë dhe komoditetit të tyre. Raste të tilla ka shumë në Shqipëri, megjithëse jo shumë të bëra publike. Për pjesën e ligjit tani të flasë edhe avokati nëse do të miratohet apo jo?

Ngjela: Nuk miratohet. Është shkelje e të drejtave të njeriut. Është nocion popullor, komun. Jo profesional. Ligji aktual nuk e lejon bigaminë. /TCH/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit