

Georgina Rodríguez është pa dyshim mbështetësja më e madhe e Cristiano Ronaldos. Modelja ka qenë gjithmonë në krah të partnerit të saj, në çdo hap të ri të karrierës së tij sportive. Edhe kjo fazë e fundit në Arabinë Saudite nuk ka qenë përjashtim. Në fakt, këtë javë, spanjollo-argjentinasja shkoi me fëmijët e saj në ndeshjen e Al Hilal kundër Al-Nassr (2-0).
“Një pasdite futbolli, me më të mirët e jetës sime”, – ka shkruar modelja në Instagram, ku ka ndarë me më shumë se 57 milionë ndjekësit e saj një karusel fotografish dhe videosh. Ndër të gjitha imazhet bie në sy një video në të cilën shohim personazhin e famshëm duke gjuajtur në portë..,. pa sukses.
Pikërisht në këtë ndeshje të fundit, në të cilën u vendos kampioni i Kupës së Riadit për këtë edicion, Cristiano u bë protagonist i një polemike të re, që iu ka "vënë flakën" rrjeteve sociale. Gjithçka ndodhi kur në hyrje të tunelit të stadiumit, tifozët e Al Hilal vendosën t’i hidhnin atij disa shaje të asaj skuadre.
Dhe çfarë ndodhi? Portugezi mori njërin prej tyre dhe e kaloi mbi pjesët e tij intime, para se ta hidhte sërish. Një gjest shumë i shëmtuar, që ka bërë xhiron e botës.
La alegría y felicidad de Georgina Rodríguez con sus hijos de ella y Cristiano Ronaldo tras la victoria. 🧡💙🌟 pic.twitter.com/kjB5G75bpr
— Blue (@BlueboyCR7) March 4, 2023
https://noa.al/lajmi/2024/02/2423662.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
