Transmetuar më 12-02-2024, 12:53

Bellingham ka pësuar një ndrydhje të shkallës së lartë të këmbës. Anglezi u zgjua me kyçin e majtë shumë të fryrë (shumë më shumë se mbrëmjen e ndeshjes) dhe me shumë dhimbje. Ndjesitë ishin të këqija dhe testet mjekësore e konfirmuan: ndrydhja e tij është e shkallës së lartë.

Ai do të jetë jashtë fushave në katër ndeshjet e ardhshme. Kësisoji, nuk do të udhëtojë për në Leipzig, nuk do të shkojë as në Vallecas, nuk do të përballet me Sevilla. Gjithçka tregon se nuk do të jetë as në "Mestalla". Real Madridi do të kalojnë tri javë pa anglezin, i cili synon të rikthehet në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve (6 mars, në "Bernabéu").

Bellingham ishte “një milimetër” larg dëmtimit të rëndë. Burimet e klubit sigurojnë se brenda goditjes ka pasur edhe pak fat. Nëse do ta kishte ndrydhur pak më shumë kyçin e këmbës, do të ishin prekur ligamentet e kyçit tibiofibular, një dëmtim që p.sh.

Vinicius e pësoi në 2019 kundër Ajax-i dhe ishte "ferr" për të (“kalova gjashtë muaj me frikë; kur bënte ftohtë, më dhembte pa bërë asgjë”, rrëfeu braziliani, i cili më pas u largua i përlotur nga fusha). Një dëmtim si ky kërkon më së paku 7 javë jashtë fushave. Në rastin e Jude, këto ligamente nuk janë prekur, kështu që gjithçka përfundoi me një ndrydhje, por shumë e fortë. Pra, tri javë pushim abosult për të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit