Transmetuar më 12-02-2024, 11:58

Një intervistë me rastin e “Campioni sotto le stelle”, Gigi Buffon, kampioni i botës dhe kreu 46-vjeçar i delegacionit të kombëtares italiane, ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij, duke përfshirë një mëkat rinor, kur ishte 18 vjeçar, prej të cilit nuk është krenar.

"Kam bërë shumë gabime, sidomos kur isha i ri, – tha ish-portieri i Juventusit, Parmës dhe PSG. – Ajo për të cilën jam më pak krenar është se bleva diplomën time, nuk do ta bëja më kurrë".

Një e vërtetë që nuk e kishte thënë kurrë më parë, e cila sot si baba dhe drejtues e bën të reflektojë. Një mëkat që shpreson se do t’i falet: "Më pëlqen të mendoj se papërsosmëria ime iu jep të tjerëve një ide për njerëzimin dhe më bën të afërt me njerëzit".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit