Transmetuar më 12-02-2024, 11:56

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksident me vdekje një ditë më parë në aksin Memaliaj-Krahës.

Policia informon se: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetase (pasagjere) dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve që u përplasën, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetases që humbi jetën, Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç.

Gjithashtu, në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit