Transmetuar më 12-02-2024, 11:51

Sulmi me armë zjarri në ambientet e një kompanie transporti në Glyfada të Greqisë ka rezultuar fatal, me 3 perosna të vrarë dhe me vetëvrasjen e autorit. Autori ishte një ish-punonjës, me origjinë egjiptiane, që hyri në zyrat e kompanisë dhe hapi zjarr. Mediat greke raportojnë se ai është vetëvrarë dhe arma është gjetur pranë trupit.

Autori i cili ishte pushuar nga puna ka qenë përgjegjës në kompani për vite me radhë. Mësohet se pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish ai kishte të drejtë të hynte në vend. Me të hyrë brenda, autori ka thënë se do të hynte për të pastruar. Fillimisht është ngjitur në katin e ndërmjetëm ku ka qëlluar 2 persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër. Mediat greke raportojnë se dëshmitarët thonë se ai hyri në zyra dhe sulmoi shefat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit