Transmetuar më 12-02-2024, 10:27

KAMËZ- Altin Çoku, 39-vjeç është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se i ka shpërndarë fotot intime një 29-vjeçareje e cila më pas është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku jetonin prindërit e saj dhe ka humbur jetën.

Është publikuar edhe fotoja e cila shtyu 29-vjeçaren drejt aktit fatal për jetën e saj.

Në një videolive në "Tik Tok", 39-vjeçari ka treguar historinë e njohjes me vajzën. Ai tregon se e ka takuar viktimën vetëm një herë në një hotel. Më pas ai akuzon shokun e ngushtë që i ka publikuar foton pasi shprehet se ai i ka marrë nga telefoni foton që 27-vjeçarja i kishte dërguar nga takimi i tyre. Çoku thotë se pas shpërndarjes së fotos në "TikTok", vajza është ndarë nga burri dhe ka tentuar vetëvrasjen dy herë të tjera. Ai thotë se ajo foto i ka shkaktuar probleme edhe me bashkëshorten e tij.

27-vjeçarja jetonte në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte. Dyshohet se teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

Mësohet se shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit