Transmetuar më 12-02-2024, 09:54

FERIZAJ- Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Ferizaj. Sipas policisë mësohet se nëntë persona janë plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se lëndime trupore ka marrë edhe një zjarrfikës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zajrrit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit