Transmetuar më 12-02-2024, 00:08

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar komente akuzuese dhe fshikulluese ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhe Partisë Socialiste duke folur për abuzime të rënda financiare dhe uzurpim të drejtësisë.

Këto komente, kryeministri Edi Rama i cilësoi pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS si deklarata të një njeriu që po përpiqet të mbulohet me gjethe fiku, duke shtuar se partia që ai drejton nuk do ta lejojë këtë.

"Partia Socialiste, unë dhe gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë. Ka një karakteristikë të përgjithshme të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndihen viktima të forcave të errëta, por kush ka probleme me drejtësinë t’i zgjidhë me drejtësinë.

Nuk bën përjashtim askush, për asnjë arsye. Reforma në drejtësi i ka hapur rrugën një drejtësie që është jashtë influencës së ekzekutivit.

Këtë e kemi arritur dhe do punojmë që ta bëjmë të pakthyeshme, kur drejtësia beson se X, Y, Z, nën apo anash apo mbrapa të përgjigjen për ato që bëjnë.

Partia Socialiste e ka shumë të qartë pozicionin e vet. Është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë detyrën e vet e pashqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv, madje as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS-në.

Partia Socialiste nuk bën komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë. Kjo vlen për të gjithë dhe nuk do të ndryshojë.

Fatmirësisht kemi sot një ditë të re në rrugëtimin ende të gjatë të drejtësisë në Shqipëri dhe kemi një pikë referimi që është Struktura Antikorrupsion për të bërë atë që dje dukej e pamundur.

Koha kur flamuri i partisë ishte gjethe fiku apo çarçaf për të mbuluar hijet në trup ka vdekur," deklaroi kryeministri. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit