Transmetuar më 11-02-2024, 21:24

Banorët e “Big Brother VIP 3” kanë treguar së fundmi disa sekrete në ‘dhomën e rrëfimit’. Ai që do të gjejë më shumë sekrete të konkurrentëve do të jetë fitues e të shpallet lider. I Bardhit është lidhja që ai ka lënë pezull jashtë. Më shumë sesa romancë ai e quan, pëlqim, ndërsa emrin e vajzës nuk e ka përmendur.

“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam patur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit