Transmetuar më 11-02-2024, 20:16

A keni menduar ndonjëherë se letra higjienike kërcënon shëndetin tonë? Po, ky është një rrezik që ndoshta askush nuk e kishte menduar ndonjëherë deri më tani.

Përbërja e letrës higjienike ndryshon nga llojet e tjera të letrës (si ajo e përdorur për peceta), pasi është më e aftë të tretet shpejt në kontakt me ujin, duke parandaluar kështu bllokimin e kanaleve të ujërave të zezat.

Letra higjienike nga disa vlerësohet si një nga arritjet e qytetërimit, një ndihmë higjienike në shekullin e 21-të, aq sa, me kalimin e viteve, janë krijuar një mijë versione të ndryshme.

Në treg gjejmë letra higjienike të buta, me një ose më shumë shtresa, ato me ngjyrë dhe gjithashtu me aroma që shumë shpesh na rrëmbejnë kureshtjen. Epo, nuk do ta dinit kurrë, por është pikërisht kjo kategori e fundit e letrës higjienike që po alarmon ekspertët e shëndetit.

Krahas problemit të ndikimit mjedisor që lidhet me përdorimin e letrës higjienike, ka edhe rreziqe të tjera të mundshme që i referohen shëndetit tonë dhe sot do të flasim më në detaje në këtë artikull.

Po, e dimë që ndoshta kjo temë do të tingëllojë e pakëndshme për disa lexues, por gjithsesi duhet të pranojmë se është një temë që shqetëson të gjithë dhe për këtë arsye meriton të trajtohet.

Kini parasysh se nëse është versioni “aromatik”, duke qenë se për prodhimin e tij përdoren substanca kimike, duhet të dini se ato mund të jenë të rrezikshme për trupin tonë.

Madje ka nga ata që rekomandojnë reduktimin në minimum të përdorimit të letrës higjienike, duke u përpjekur të jenë në favor të pastrimit më të plotë në bidé me ujë të bollshëm.

Studimet kanë treguar se larja me ujë në bidé është në gjendje të zvogëlojë deri në dhjetë herë praninë e baktereve, krahasuar me atë që ndodh me letrën higjienike, si dhe të garantojë një ndikim më të ulët mjedisor.

Shumë njerëz pasi kryejnë nevojat personale përdorin letrën higjienike për t’u fshirë, por nuk e kuptojnë se vetëm higjienë nuk kanë aplikuar. Pisllëku nuk arrin kurrë të largohet plotësisht siç ndodh me larjen me ujë të rrjedhshëm.

Shtoji kësaj dhe përdorimin e letrës me aroma që shitet rëndom në markete dhe plot e blejnë, kini kujdes sepse po i shtoni trupit substanca kimike, jo thjesht të panevojshme, por edhe të dëmshme. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd