Transmetuar më 11-02-2024, 17:15

Prej dy orësh bllokohet rruga e Arbrit tek bajpasi i Murrizit.

Sipas informacionit të marrë shkak është bërë rrëshqitja e gurëve dhe breshëri.

Nuk është hera e parë që kjo pjesë rruge bllokohet, por sa herë të ketë reshje shiu aty ka rrëshqitje gurësh dhe kjo është një problem për drejtuesit e mjeteve, pasi rruga është e ngushtë dhe herë pas here ka pasur aksidente me lëndime që kanë përfunduar në spital.

Sipas banorëve të zonës çdo ditë këtu dalin makina nga rruga, një vit më parë po në këtë vend një mjet i firmës Gjoka ka përfunduar brenda në një banesë, për fat të mirë nuk ka pasur persona në banesë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit