Transmetuar më 04-02-2024, 23:17

Drini Zeqo ka qenë një prej ish-konkurrentëve të ‘BBV3’. Rrugëtimi i tij përfundoi shumë shpejt për arsye personale të cilat e detyruan të ndalonte pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël.

Dalja e tij është përfolur padyshim, madje dhe shumë kohë pas largimit nga spektakli.

Ajo çfarë ka rënë në sy është një deklaratë e vogël e tij në Instastory që shkruan: Gjërat ndodhin për një arsye kështu që dua të besoj për momentin se arsyeja pse dola është më e fortë , who knows what’s next?( Kush e di çfarë vjen mbrapa)

Gjithashtu i pyetur nëse do të jetë përsëri pjesë e Big Brotherit ai është përgjigjur : Do shihemi on-air.

A është ky një paralajmërim prej tij për t’u bërë përsëri pjesë e këtij programi? Mbetet për t’u parë.

E përsa i përket konkurrentit të tij më të preferuar brenda shtëpisë janë dy: Ledioni dhe fantazmat e Merit, një përgjigje ‘thumbuse’ kjo e Drinit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd