Transmetuar më 04-02-2024, 19:28

Horoskopi i Paolo Fox për javën nga 5 deri më 11 shkurt 2024 do t’ju mundësojë të zbuloni paraprakisht se çfarë kanë rezervuar planetët për ditët në vijim, shenjë pas shenje.

Kush do të jetë i preferuari i yjeve dhe kush do të duhet të armatoset me guxim dhe të përballet me sfidat që përshkruan zodiaku?

Do ta zbuloni në rreshtat e mëposhtëm, duke lexuar parashikimet astrologjike të Paolo Fox, astrologut shumë të ndjekur, përkthyer nga noa.al.

Dashi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë në një mënyrë shumë premtuese. Në fakt, të hënën do ta keni Hënën në aspekt të shkëlqyer dhe Mërkuri do të largohet nga shenja juaj për të arritur një pozicion më të favorshëm në qiellin e Ujorit. Pak nga pak do të filloni të ndjeni përmirësime në jetën tuaj. Kujdes, sidomos në dashuri, të mërkurën dhe të enjten.

Demi:

Java nuk do të nisë në mënyrën më të mirë. Të hënën, në fakt, Mërkuri, planeti i biznesit, do të jetë në kah të kundërt. Në gjysmën e dytë të shkurtit do t’i bashkohen Marsi dhe Venusi. Kjo është arsyeja pse është më mirë që, çdo çështje që ka të bëjë me paratë dhe punën dhe që kanë mbetur pezull, të zgjidhen përpara se të vijë data 16 e muajit. E premtja dhe e shtuna janë dy ditë me rrezik të lartë nervozizmi. Ditët e mesit të javës janë interesante.

Binjakët:

Mërkuri do të jetë sërish aktiv: më në fund një lajm i mirë! Pas një muaji e gjysmë veçanërisht të vështirë, do të jeni në gjendje të filloni të shihni dritë në fund të tunelit. Është koha për të punuar në një projekt të ri profesional, për të ndërmarrë iniciativa të reja pune. Mundohuni të tregoni shumë kujdes në marrëdhëniet tuaja me të tjerët gjatë të hënës, të martës dhe të dielës. Edhe diçka: Pushoni më shumë!

Gaforrja:

Të hënën Mërkuri, deri tani në aspekt armiqësor, do të fillojë një tranzit të ri, shumë më interesant dhe do të ndikojë që për ju të nisë një fazë e re në jetën tuaj. Sigurisht, shkurti nuk do të fshijë të gjitha vështirësitë dhe tensionet tuaja, por do të sjellë një aluzion të vogël qetësie që më të plotë mund ta prisni nga marsi e tutje. Do të duhet të jeni të kujdesshëm vetëm mes të mërkurës dhe të enjtes.

Luani:

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, java juaj do të fillojë në mënyrë të trazuar. Mërkuri, planeti i biznesit dhe komunikimit, do të jetë në kah të kundërt. Do të duhet të vendosni që të bëheni pak më të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mbi të gjitha me paratë. Shmangni shpenzimet e panevojshme. E gjithashtu do të duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll nervozizmin tuaj të premten dhe të shtunën.

Virgjëresha:

Të hënën Hëna do të jetë ende në kuadraturë: një tranzit që mund të rezultojë me ndikim për konflikte të reja brenda shtëpisë ose punës. Për më tepër, qenia përballë e Saturnit do të bëjë që të shkoni në vendime të qarta: Duhet t’i jepni fund një herë e mirë marrëdhënieve që shtyhen më kot. E po ashtu, ndoshta dikush tashmë ka ndërprerë një bashkëpunim pune ose po mendon ta bëjë këtë së shpejti, rruga është e shtruar. Një sukses po vjen mes të mërkurës dhe të enjtes.

Peshorja:

Edhe nëse Mërkuri fillon një tranzicion të ri, më harmonik të hënën, do t’ju duhet të përballeni me një Mars dhe Venus armiqësorë. Kjo do të nënkuptojë një përmirësim të vogël në jetën tuaj, por gjithsesi nevojën për të pasur maturi në dashuri dhe punë. 48 orët ndërmjet të premtes dhe të shtunës janë stimuluese, ndërsa e mërkura dhe e enjtja mund të jenë pak të lodhshme.

Akrepi:

Mërkuri do të kthehet në kah të kundërt të hënën dhe do të fillojë t’ju shkaktojë disa dhimbje koke në sferën financiare. Jupiteri ka kohë që është në opozitë dhe do të qëndrojë kështu deri në fund të majit. Çfarë do të thotë kjo? Tani e tutje do të duhet të bëni kujdes maksimal me paratë dhe të jeni të duruar nëse hasni një vonesë, një ngadalësim të biznesit tuaj. Kini kujdes të premten dhe të shtunën: mos filloni polemika të panevojshme! E diela, ditë kushtuar dashurisë dhe romancës.

Shigjetari:

Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë mbarë, me Hënën ende në shenjë dhe me një kalim të ri të Mërkurit, padyshim i favorshëm. Këto do të jenë ditë të rëndësishme për ata që mendojnë se duhet të gjejnë më shumë entuziazëm, për ata që kërkojnë stimuj të rinj. Kush e di, ndoshta të hënën, të premten ose të shtunën mund të bëni një njohje të veçantë. Ndërsa dita e diel duket se do të bëjë të jeni pak të shqetësuar.

Bricjapi:

Mërkuri do të braktisë shenjën tuaj të hënën, por jo gjithçka do të përhumbet. Ju do të vazhdoni të jeni një protagonist i madh i këtij qielli dhe vetë Mërkuri, planeti i biznesit, do të fillojë t’ju sjellë më shumë fat me paratë. Nëse duhet të bëni një takim të rëndësishëm ose të përfundoni një negociatë delikate, duhet të synoni të mërkurën dhe të enjten.

Ujori:

Mërkuri do të hyjë në qiellin tuaj të hënën: lajm i shkëlqyer! Ardhja e tij mund t’ju ndihmojë të krijoni miq të rinj interesantë, si dhe të zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve të dobishme. Por njëkohësisht, do t’ju bëjë që t’i kushtoni pak më shumë vëmendje shpenzimeve tuaja financiare. E thënë troç, duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë. E premtja dhe e shtuna premtojnë të jenë dy ditë shumë premtuese.

Peshqit:

Hëna do të jetë ende e shtruar këmbëkryq të hënën. Efekti i saj tek ju mund të marrë formën e melankolisë, pesimizmit dhe trishtimit. Detyrojeni veten të kundërshtoni këto emocione dhe reagoni me pak më shumë vendosmëri. Pa merak se nga e marta humori do të kthehet dhe do të jeni më të qetë. E diela mund të rezervojë një surprizë të këndshme për ju në dashuri. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit