Transmetuar më 03-02-2024, 10:01

Humoristi nga Kosova Gani Gërmnia, ka qenë një prej banorëve më të komentuar të BBVK2 për sa kohë qëndroi brenda shtëpisë. Ai vendosi të tërhiqej vetë nga loja, për shkak të probleme të tij me alkoolin, ku më pas fajësoi produksionin që shfaqi momentet e tij më të dobëta brenda shtëpisë në një klip.

Pak orë para se të fillonte nata finale, ai postoi në llogarinë e tij në Instagram një video ku tregoi një dhuratë shumë të veçantë që kishte marrë nga futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani.

Videoja tregonte një fanellë të Asanit me numrin 9, ku shkruhej:

Ti je fituesi i këtij Big Brother vëlla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd