Transmetuar më 02-02-2024, 12:44

KSAMIL- Inspektorati Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Inspektoriatin Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë kanë nisur të premten aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil.

Ndërtesat të cilat po shembet janë ndërtuara para zgjedhjeve të majit 2023.

Deri në këto momente janë prishur 13 objekte pa leje, ndërkohë që aksioni vazhdon.

Në mbështetje të dy strukturave janë edhe forca të Komisariatit të Policisë Sarandë si dhe Policia Bashkiake e Sarandës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit