Duke nisur nga data 5 Shkurt 2024 hyjnë në fuqi tarifa të reja për lejet e drejtimit të automjeteve, kombëtare dhe ndërkombëtare, ose siç njihen ndryshe, patentat.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pranon se kemi rritje të ndjeshme të çmimeve, megjithatë ka rritje edhe të afateve të vlefshmërisë që çon në shpenzim më të pakët nëse shihet si i shtrirë në kohë.
Kështu, nga data 5 shkurt:
Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë.
Aafati tashmë zgjatet nga 10 në 15 vite.
Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti.
Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, bëhet 2,000 lekë, por tani e tutje me afat vlefshmërie 15 vite!
Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, bëhet 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare.
Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit.
Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd