Transmetuar më 30-01-2024, 08:00

Florida, SHBA, 30 Janar 2024 /noa.al- Një grua në moshë të re humbi jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Viktima është Suela Saliaj 32 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar është Renato Muhaj, 34 vjeç, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.

Vajza 8 vjeçe e çiftit, Alessia Muhaj që shikoni në foto u shpall e zhdukur, por disa orë më vonë u gjet shëndoshë e mirë, ndërsa autori i dyshuar i krimit u arrestua nga policia lokale në Clearwater, Florida.

Renato Muhaj që shihni në foto akuzohet për vrasjen e gruas dhe rrëmbimin e fëmijës së tyre.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e djeshëm (e hënë 29 janar) ora 02.44, kur policia e Clearwater u thirr në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road, tha policia në një njoftim për shtyp.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911.

Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd