Transmetuar më 29-01-2024, 19:47

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.

Rama ka zbardhur detaje nga ky takim ndërsa thekson se diskutimi u përqendrua tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit. Rama shton se ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit

“Kryeministria – Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqendruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkruan Rama në njoftimin e publikuar në Facebook.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit