SERBI-Vajza e politikanit serb i cili u dhunua barbarisht nga agjentët e BIA, Klara Sanduloviç ka rrëfyer marrjen në pyetje pas homazheve të kryera disa ditë më parë në Prekaz. Homazhet e kryera nga Klara kanë ardhur pas dhunimit të të atit i cili edhe ai vizitoi Prekazin duke kërkuar falje për krimet kundër shqiptarëve.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo u shpre se u ndalua në pikën kufitare të Merdarës pas kthimit nga Kosova ku u mor në pyetje. Sipas saj agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tre orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.
“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik.
Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time”, tha ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd