Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 28-01-2024, 19:47
SERBI-Në media raportohet për një incident të rëndë të regjistruar në Serbi pasditen e sotme.
Në Kurshumli të Serbisë është qëlluar me gurë në drejt të një autobusi me targa të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia turistike që disponon pronësinë e mjetit të transportit.
Deri më tani raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd