

Tiranë, 26 Janar 2024 /noa.al – Vetëm pak orë pas zbulimit të një të riu që mbante mbyllur familjen dhe ushtronte dhunë, një tjetër zbulim shokues në kryeqytet:
Një burrë ka mbyllur dhe mbajtur peng në banesë gruan, nipërit dhe mbesat duke i kanosur t’i vrasë me një sëpatë.
https://noa.al/lajmi/2024/01/2421608.html
Riza Salahi, 66 vjeç, banues në Tiranë, është autori i dyshuar i krimit, raporton noa.al. Ai është vënë në pranga, njoftoi policia e Tiranës para pak çastesh.
Ajo tha se Salahi u prangos, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme, e kishte mbyllur atë në banesë, së bashku me familjarët, duke i kanosur se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, morën njoftimin për një shtetas që kishte mbyllur në banesë, familjarët e tij (bashkëshorten me nipërit dhe mbesat), në rrugën "Pavarësia".
Ata kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi Riza Sallahi, 66 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimi doli se Rizai, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën "Pavarësia", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin policinë.
Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
