Transmetuar më 26-01-2024, 07:07

Shenja më me fat mes jush, sipas horoskopit të Paolo Fox sot, është ajo e Shigjetarit: duhet të keni pak qartësi në zemrën tuaj sepse ka ende një konfuzion. Por shihet si një ditë me fat në punë

HOROSKOPI PAOLO FOX SOT – Çdo ditë shumë lexues janë në kërkim të horoskopit të Paolo Fox, i konsideruar si një personalitet në fushën e astrologjisë. Më poshtë janë parashikimet e horoskopit të Paolo Fox sot, e premte 26 janar 2024, për shenjat e Peshores, Akrepit, Shigjetarit, Bricjapit, Ujorit dhe Peshqve, përkthyer nga noa.al 

https://noa.al/lajmi/2024/01/2421598.html

Peshorja

Të dashur Peshore, kjo është një ditë e bukur për të rikuperuar dhe për të reflektuar pak energji dhe pozitivitet. Ju vini nga një periudhë e trazuar dhe tani dashuria bëhet sërish harmonike. E sakaq edhe puna ju jep kënaqësi të madhe: Do të jeni në gjendje të demonstroni se çfarë ju karakterizon.

Akrepi

I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox sot (e premte 26 janar 2024), prisni kënaqësi të madhe në dashuri ndërsa për zemrat e vetmuara pritet një takim interesant. Hëna në kah të kundërt rekomandon shmangien e tensionit dhe xhelozisë në marrëdhënie. Shfrytëzojeni favorizimin e yjeve dhe merrni një moment në punë për të rimbushur bateritë tuaja.

Shigjetari

I dashur Shigjetar, duhet të keni pak më shumë qartësi në zemrën tuaj sepse ka ende një konfuzion. Është një ditë me fat në punë ndaj prisni për konfirmime të këndshme. Do të shihni që do të keni shumë sukses në çdo fushë. Mes të premtes dhe të dielës, shumë të lindur nën shenjën tuaj do të kenë vetëdijen e qartë se janë më të fortë dhe kjo nuk është thjesht një ndjesi, por realitet. Tani e përballojmë jetën ndryshe, jemi më të vendosur, madje dashuria mund të bëhet sërish protagoniste. E vetmja pasiguri është e lidhur me të dielën, ndoshta do të mungojë një angazhim ose do të duhet të rishikohet një marrëveshje.

Bricjapi

I dashur Bricjap, ky Venus i bukur sjell shumë emocione në jetën tuaj. Nga ana tjetër kende shumë pasiguri në punë, tani për tani, duhet të jemi të durueshëm dhe të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Për ata që ankohen për përgjegjësi të tepërta, ju kujtoj se Bricjapi nuk di të bëjë shumëçka dhe njëkohësisht pëlqen të jetë protagonist. Ëndrra e çdo Bricjapi do të ishte të menaxhonte dhe organizonte vetë jetën dhe punën e tij. Ndonjëherë edhe me koston e një përpjekjeje të madhe, ëndrra bëhet realitet.

Ujori

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox-it sot (e premte 26 janar 2024), bëni kujdes në dashuri sepse sot mund të ketë disa përplasje. Në punë, megjithatë, është një periudhë e favorshme, të gjitha përpjekjet tuaja më në fund do të shpërblehen. Do të ketë mundësi të mëdha për sukses në çdo fushë.

Peshqit

Të dashur Peshq, nëse në çift ka pasur probleme kjo është dita e duhur për t’u rikuperuar. Emocionet nuk duhen nënvlerësuar, dyzet e tetë orët e ardhshme janë interesante. Për sa i përket punës, është një periudhë paksa e sheshtë, por koha për të shkëlqyer do të vijë së shpejti. Ju do të jeni në gjendje t’u tregoni të gjithëve se nga çfarë jeni krijuar. Nuk do të mungojnë kënaqësitë e mëdha në çdo fushë. /noa.al

https://noa.al/lajmi/2024/01/2421598.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit