Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 25-01-2024, 23:21
Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Sipas mediave, zjarri që përfshiu vetëm fasadën e jashtme të ndërtesës u vu shpejt nën kontroll.
Nuk pati viktima, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, Jalal Maleki për televizionin shtetëror, duke shtuar se shkaku i incidentit ishte nën hetim.
“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë raport për ndonjë person të plagosur rëndë.
Zjarri ka prekur kryesisht pjesën e jashtme të godinës së spitalit,” tha ai.
Televizioni shtetëror raportoi më herët se zona përreth spitalit Gandhi në veri të Teheranit është rrethuar dhe spitali po evakuohej.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd