Transmetuar më 25-01-2024, 15:25

Japonia ka publikuar imazhin epik të sipërfaqes hënore që u shkrep nga pajisja e vendosur brenda roverit SLIM.

Sonda japoneze SLIM zbarkoi më 19 janar në Hënë me një ulje tepër të saktë pavarësisht se kishte probleme me motorin e saj në momentin e fundit, njoftoi sot Agjencia Japoneze Hapësinore.

Imazhi i fundit i publikuar nga agjencia japoneze tregon provat e këtij zbarkimi të suksesshëm.

Fotografia u shkrep nga roboti në formë topi LEV-2 i njohur gjithashtu edhe si SORA-Q, që ishte integruar brenda roverit SLIM.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd