Transmetuar më 24-01-2024, 09:24

Tiranë, 24 Janar 2024 /noa.al- Tre vajza të mitura janë zhytur në trafikun e prostitucionit në Tiranë duke shitur trupin e tyre mes një "lumi" droge dhe meshkujsh për të cilët punonin.

Tre persona janë arrestuar dhe një i katërt u shpall në kërkim si shfrytëzues të vajzave të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç.

Ndërsa të rinjtë akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, tre të miturat po procedohen penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni, raporton noa.al.

Policia e Tiranës tha se në aksionin e koduar "Lokalizimi", sekuestrpo i në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, dhe 3 aparate celulare.

Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit Samuel Doku, 21 vjeç, Kastriot Kullaj, 24 vjeç dhe Fabjon Cangu 20 vjeç, të tre banues në Larushk.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;

Ndërsa u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd