Transmetuar më 22-01-2024, 20:20

Ilir Mëngra, ish-kreu i drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Ai ka zëvendësuar kështu Blendi Gonxhen, i cili tashmë është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërsa Afrim Tole emërohet në krye të drejtorisë rajonale të DPSHTRR në Tiranë. Ai zëvendëson në këtë post Ilir Mëngrën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit