Transmetuar më 21-01-2024, 14:53

Një hulumtim i bërë në të dhënat e disa aplikacioneve më të famshme të botës për takime, ka gjetur se ndër ta, personat që i përkasin tre shenjave të zodiakut, janë më të preferuar dhe kanë më shumë sukses, raporton noa.al duke cituar Matchmaking Company.

Lexoni për të mësuar më shumë dhe bashkë me gaktin edhe shpjegimet zodiakale nga astrologu Reda Wigle.

LUAN (23 korrik – 22 gusht)

Luanët janë të bekuar me ndjeshmëri estetike dhe sikur kanë të shkruar në ballë ftesën ‘më zgjidhni mua’. I karakterizon një energji, që reflekton. Kjo do të thotë se dinë të bëhen tërheqës dhe të përkorë. Mos prisni prej tyre foto nga banja apo cepi i dhomës me trupin lakuriq se nuk do ta bëjnë. Për ta, takimi vjen për më shumë se kaq, komunikim dhe shumë komunikim.

GAFORRJA (21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja kur ekspozohet sjell një përzierje të veçantë të taktikës së dyfishtë, me një që sikur thotë "Ish-i im më shkatërroi dhe unë ende kam veshur kapuçin e tij, dhe nga ana tjetër, atë tjetrën: jam një romantik/e i/e etur për ndëshkim, që kërkoj të heq dhimbjen time përmes seksit".

Gaforret janë shenja më pak e disponueshme emocionalisht e ujit dhe ajo vetëm fton (ejani tek unë). Ndaj ata që kërkojnë dashuri shkojnë të gjithë në drejtim të Gaforreve.

Gaforret janë të hapur ndaj bisedave të thella, kënaqësive të pasdites dhe ndarjes së fantazive e imagjinatës.

Për kohën që u zgjat lidhja, Gaforret janë kënaqësia juaj dhe të gjithë gjejmë shërim prej tyre.

DEMI (20 Prill – 20 Maj)

Ata që kërkojnë të lidhen me një Dem, do të shohin në çdo rast një person pas një fotoje ku duken elegantë dhe në të tjera, veshur në pizhama që gjithsesi do t’u duken të bukura.

Demat janë dema dhe ata përkulen, por para altarit "të shenjtë" të rehatisë fizike. Me raste, ata u japin të tjerëve leje dhe ftesë për të jetuar si ata. Demi ka diçka, ndjell fort me tërheqjen e tij dhe duket se pëshpërit: ‘Unë do t’ju bëj të më vini pas" a thua se ka bërë vezën e kuqe, por ja që funksionon.

Megjithatë, ata janë gjithashtu të përgjegjshëm dhe priren të mbajnë premtimet që bëjnë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit