Transmetuar më 19-01-2024, 11:20

Krijuar për të fuqizuar përvojën e përditshme, nga komunikimi pa pengesa te krijimtaria, te fuqia për më shumë mundësi, Galaxy AI [1] transformon serinë ikonë S për të ardhmen.

Samsung Electronics zbuloi Galaxy S24 Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, duke shpalosur përvoja të reja celulare me Galaxy AI1. Seria Galaxy S udhëheq rrugën drejt një epoke të re që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si pajisjet celulare fuqizojnë përdoruesit.

AI përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24, nga mundësimi i komunikimit pa pengesa me përkthime inteligjente të tekstit dhe telefonatave, te rritja në maksimum e lirisë krijuese me ProVisual Engine të Galaxy, te vendosja e një standardi të ri kërkimi që do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit e Galaxy zbulojnë botën përreth tyre.

“Seria Galaxy S24 transformon lidhjen tonë me botën dhe frymëzon dekadën e ardhshme të inovacionit celular”, tha TM Roh, President dhe Shef i Përvojave të Biznesit Mobile në Samsung Electronics.

"Galaxy AI1 është ndërtuar mbi trashëgiminë tonë të inovacionit dhe kuptimin e thellë të mënyrës se si njerëzit përdorin telefonat e tyre. Jemi krenar të shohim se si përdoruesit tanë në mbarë botën fuqizojnë jetën e tyre të përditshme me Galaxy AI1 për të hapur mundësi të reja.”

Bëjini përvojat e përditshme epike

Galaxy AI1 prezanton inteligjencë kuptimplotë që synon të përmirësojë çdo pjesë të jetës, veçanërisht rolin më themelor të telefonit: komunikimin. Kur ju duhet të komunikoni duke sfiduar pengesa gjuhësore, Galaxy S24 e bën më të lehtë se kurrë. Bisedoni me një student ose koleg nga jashtë vendit. Bëni një rezervim ndërsa jeni me pushime në një vend tjetër. Gjithçka është e mundur me Live Translate[2], përkthime të dyanshme, në kohë reale me zë dhe me tekst të telefonatave brenda aplikacionit tonë. Nuk kërkohen aplikacione të palëve të treta dhe AI në pajisje i mban bisedat plotësisht private.

Me Interpreter, bisedat e drejtpërdrejta mund të përkthehen menjëherë në një pamje të ndarë në ekran, në mënyrë që njerëzit që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit të mund të lexojnë një transkriptim teksti të asaj që ka thënë personi tjetër. Funksionon edhe pa të dhëna celulare ose Wi-Fi.

Për mesazhet dhe aplikacionet e tjera, Chat Assist mund të stabilizoj tonet e bisedës për të siguruar që komunikimi të tingëllojë ashtu siç ishte synuar: si një mesazh i sjellshëm për një koleg ose një frazë e shkurtër dhe tërheqëse për një titull në rrjetet sociale[3]. AI i integruar në tastierën Samsung mund të përkthejë gjithashtu mesazhe, email dhe më shumë në kohë reale në 13 gjuhë[4]. Në makinë, Android Auto[5] do të përmbledhë automatikisht mesazhet hyrëse dhe do të sugjerojë përgjigjet e veprimet përkatëse, si t’i dërgoni dikujt kohën tuaj të parashikuar të mbërritjes, në mënyrë që të mund të qëndroni të lidhur ndërkohë që qëndroni të përqendruar në rrugë.

Organizimi gjithashtu me i lehtë falë Note Assist[6] në Samsung Notes, duke paraqitur përmbledhje të krijuara nga AI, krijimin e modeleve që riorganizojnë shënimet me formate të parapërgatitura dhe krijimin e kopertinës për t’i bërë shënimet lehtësisht të dallueshme me një pamje paraprake të shkurtër. Për regjistrimet zanore, edhe kur ka shumë altoparlantë, Transcript Assist[7] përdor AI dhe teknologjinë teknologjinë Speech-to-Text për të transkriptuar, përmbledhur dhe madje përkthyer regjistrimet.

Komunikimi nuk është mënyra e vetme me të cilën Galaxy S24 i çon në tjetër nivel përfitimet themelore të telefonit në të ardhmen. Kërkimi në internet ka transformuar pothuajse çdo aspekt të jetës. Galaxy S24 shënon një moment historik në historinë e kërkimit, si telefoni i parë që ka debutuar me Circle to Search[8] intuitiv, të drejtuar nga gjeste me Google. Për t’u dhënë përdoruesve të Galaxy një mjet të ri të jashtëzakonshëm, Galaxy iu drejtua udhëheqësit botëror të kërkimit, Google, dhe hapi forma të reja zbulimi me një gjest të thjeshtë. Me një shtypje të gjatë në butonin Home, mund të rrethoni, të theksoni, të vizatoni ose të prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate kërkimi të dobishme dhe me cilësi të lartë. Nëse shihni një pikë referimi të bukur në sfondin e postimit të mikut tuaj në rrjetet sociale ose një fakt befasues argëtues në YouTube Shorts, mund të mësoni mjaft shpejt më shumë, pa pasur nevojë të largoheni nga aplikacioni ku jeni. Madje në varësi të vendit ku ndodheni, për kërkime të caktuara, do të jeni në gjendje të shihni përmbledhje krijuese të fuqizuara nga AI që ofrojnë informacione dhe kontekst të dobishëm të bashkuar nga i gjithë interneti dhe të bëni pyetje më komplekse dhe me nuanca. Është kaq e lehtë. Dhe kjo është epike.

Nxisni krijimtarinë për të zbuluar botën në mënyra të reja

ProVisual Engine[9] e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese në çdo hap, duke filluar nga vendosja e një fotografie deri tek shpërndarja e saj në rrjetet sociale. Harrojini imazhet e lëkundura dhe të pikseluara të marra nga larg. Galaxy S24 Ultra’s Quad Tele System, me lentet e reja të zmadhimit optik 5 herë, funksionon me sensorin 50 MP për të mundësuar rendiment me cilësi optike në nivelet e zmadhimit nga 2 herë, 3 herë, 5 herë deri në 10 herë[10] falë Sensorit Adaptive Pixel. Imazhet tregojnë gjithashtu rezultate të qarta kristal deri në 100 herë me zmadhimin digjital të përmirësuar.

Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, fotografitë dhe videot e shkrepura në Galaxy S24 Space Zoom janë të shkëlqyera në çdo gjendje edhe kur zmadhohet. Kapni më shumë dritë në kushte me dritë të ulët me kamerën Ultra Wide të Galaxy S24 Ultra me një madhësi më të madhe pikselësh, tani 1.4μm që është 60% më e madhe se modeli i mëparshëm[11]. Turbullimi pakësohet në Galaxy S24 Ultra me kënde më të gjera të stabilizuesit optik të imazhit (OIS) dhe kompensim të përmirësuar të dridhjes së duarve. Kur regjistroni video, si kamerat e përparme ashtu edhe ato të pasme janë të pajisura me bllok të dedikuar ISP për pakësimin e zhurmës dhe Galaxy S24 analizon informacionin për të dalluar lëvizjen e filmuesit dhe atë të subjektit. Kjo lejon heqje më efektive të zhurmës dhe video të qarta edhe nëse jeni në errësirë, madje edhe nga larg.

Pasi të shkrepni fotografi të shkëlqyera, mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI1 mundësojnë kryerjen e modifikimeve të thjeshta si fshirjen, apo rikompozimin e fotove. Për optimizime më të lehta dhe më efikase, Edit Suggestion[12] përdor Galaxy AI1 për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit[13] mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me AI krijues. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij. Sa herë që Galaxy S24 vendos AI krijues për të përforcuar një imazh, një filigran do të shfaqet në imazh dhe në metadata. Dhe nëse një video e ngarkuar me veprime duhet të ngadalësohet Instant Slow-mo e re mund të krijojë korniza shtesë bazuar në lëvizje për të ngadalësuar pa probleme momentet e ngarkuara me aksion për një pamje më të detajuar.

Për të siguruar që çdo imazh të mahnit në çdo fazë, Super HDR zbulon pamje paraprake të qarta. Dhe ndërsa regjistrimi i kujtimeve është një veçori thelbësore e telefonit, shpërndarja e kujtimeve me të tjerë është po aq kuptimplote. Tani, aplikacionet sociale të palëve të treta përfitojnë sa më shumë nga sistemi i kamerës së Galaxy AI1. Karakteristikat e kamerës premium të serisë Galaxy S tani integrohen drejtpërdrejt me aplikacionet celulare, si Instagram, në HDR për të ngritur nivelin e shpërndarjes sociale[14]. Kur është koha për të gjetur një imazh në Gallery ose në aplikacionin tuaj social të preferuar, fotografitë shfaqen gjithashtu në Super HDR për një gamë më të gjallë ndriçimi, ngjyrash dhe kontrasti duke analizuar pjesën e theksuar të imazheve.

Përvoja më inteligjente ndonjëherë e Galaxy, mundësuar nga Performanca Premium

Ndërsa AI bëhet një pjesë më e spikatur e jetës së përditshme, fuqia e rendimentit duhet të shkëlqejë për të përmbushur kërkesat. Lojëra. Regjistrimi dhe montazhi i madh i videove. Kalimi mes pesë aplikacioneve ndërsa planifikoni një udhëtim. Cilado qoftë detyra, Galaxy S24 ofron një përvojë të jashtëzakonshme falë përmirësimeve në çipin[15] e tij, ekranin apo më shumë. Çdo Galaxy S24 Ultra është i pajisur me platformën Snapdragon® 8 Gen 3 Mobile për Galaxy[16]. Optimizuar veçanërisht për përdoruesit e Galaxy, ky çip ofron përmirësim të jashtëzakonshëm NPU për përpunim jashtëzakonisht efikas të AI. Në të tre modelet Galaxy S24, ritmet e rifreskimit përshtatës 1-120 Hz përmirësojnë gjithashtu efikasitetin e rendimentit.

Lojërat Galaxy janë më të fuqishme falë përmirësimeve të harduerit dhe softuerit.Galaxy S24 Ultra krenohet me një sistem kontrolli termik optimal me një dhomë avulli[17] maksimumi 1,9 herë më të madhe, duke përmirësuar temperaturën e sipërfaqes së pajisjes ndërsa rrisin në maksimum gjithashtu fuqinë e rendimentit të qëndrueshëm. Gjurmimi i rrezeve mundëson pamje të gjalla me efekt të lartë të hijes dhe reflektimit. Dhe përmes bashkëpunimit me partnerët kryesorë të industrisë së lojërave, Galaxy S24 ju mundëson përdoruesve të shijojnë lojërat më të optimizuara mobile dhe më të njohurat në botë.

Pamjet janë më të gjalla dhe magjepsëse se ndonjëherë në ekranin më të ndritshëm Galaxy[18]. Galaxy S24 arrin ndriçimin maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster.

Në ekran, Corning® Gorilla® Armor[19] në Galaxy S24 Ultra është përmirësuar optikisht dhe demonstron qëndrueshmëri superiore ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga gërvishtjet e përditshme. Ai jep reflektim të reduktuar në mënyrë dramatike deri në 75% në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, duke siguruar një përvojë të qetë dhe të rehatshme shikimi.

Në të gjithë serinë Galaxy S24, përmirësimet e dizajnit me korniza më të holla dhe të barabarta e bëjnë më të lehtë gjithëpërfshirjen në çdo përvojë shikimi dhe mundësojnë madhësi më të mëdha të ekranit në ekranet 6,7 inç të Galaxy S24+ dhe 6,2 inç të Galaxy S24 brenda specifikimeve të së njëjtës madhësi[20]. Galaxy S24 Ultra ka një ekran më të sheshtë 6,8 inç, të optimizuar jo vetëm për shikim, por edhe për produktivitet. Plus, Galaxy S24+ tani mbështet të njëjtin nivel të QHD+ që gjendet në Galaxy S24 Ultra.

Siguria dhe konfidencialiteti i avancuar fuqizon zgjedhjen dhe besimin e përdoruesit

Siguruar nga Samsung Knox, platforma e sigurisë me shumë shtresa të nivelit të mbrojtjes së Galaxy, Galaxy S24 ruan informacionin kritik dhe mbron ndaj dobësive me pajisje harduare të sigurta nga skaji në skaj, zbulimin e kërcënimeve në çast dhe mbrojtje bashkëpunuese.

Angazhimi i gjatë i Samsung për t’ju ofruar përdoruesve zgjedhje dhe kontroll mbi pajisjen e tyre vazhdon në epokën e AI. Përdoruesit e Galaxy S24 kanë kontroll të plotë mbi sa i lejojnë të dhënat e tyre të përmirësojnë përvojat e AI, përmes cilësimeve të inteligjencës së avancuar që mund të çaktivizojnë përpunimin në internet të të dhënave për veçoritë e AI.[21]

Vizioni i Knox Matrix[22] për një të ardhme të sigurtë, të lidhur dhe pa fjalëkalim është gjithashtu i avancuar me Passkeys. Passkeys mundësojnë akses të përshtatshëm dhe të sigurtë në faqet në internet dhe aplikacionet e regjistruara të përdoruesve në të gjitha pajisjet e tyre të besuara përmes kredencialeve digjitale, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve phishing. Mbrojtja e përmirësuar e të dhënave ofron shifrim nga skaji në skaj i pajisjes kur përdoruesit rezervojnë, sinkronizojnë ose rivendosin të dhënat e tyre me Samsung Cloud, duke i lejuar përdoruesit e Galaxy S24 të lidhen me pajisje të tjera duke qëndruar të sinkronizuar dhe të sigurtë. Kjo siguron se të dhënat mund të shifrohet ose deshifrohen vetëm në pajisjet e një përdoruesi, që do të thotë se askush nuk mund t’i shohë ato përveç përdoruesit, edhe nëse një server është i komprometuar ose detajet e llogarisë janë vjedhur. Dhe nëse aksesi në një pajisje të besuar humbet, një kod rikuperimi mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së të dhënave.Galaxy S24 mbrohet gjithashtu nga një listën e gjerë e veçorive inovative të sigurisë dhe konfidencialitetit të Samsung, duke përfshirë Knox Vault, Security & Privacy Dashboard, Auto Blocker, Secure Wi-Fi, Private Share, Maintenance Mode dhe më shumë.

Faza tjetër e Udhëtimit Mjedisor të Samsung

Krijimi i një kategorie të re të përvojave celulare do të thotë gjithashtu të imagjinoni përsëri se si teknologjia Galaxy është projektuar dhe paketuar për të bërë më shumë për njerëzit dhe planetin. Galaxy S24 vazhdon të shkallëzojë shumëllojshmërinë e materialeve të ricikluara në pajisjet Galaxy duke përdorur plastikë, xham dhe alumin të ricikluar në elementët përbërës të brendshëm dhe të jashtëm[23]. Gjithashtu i çon këto përpjekje një hap më tej. Për herë të parë, Galaxy S24 përmban elementë përbërës të bërë me kobalt të ricikluar dhe elementë të rrallë të tokës[24]. Në Galaxy S24 Ultra, një minimum prej 50% kobalti të ricikluar është përdorur në bateri[25], dhe 100% elementë të ricikluar të rrallë të tokës janë përfshirë në altoparlantë[26].

Galaxy S24 është gjithashtu seria e parë Galaxy S që është projektuar me çelik të ricikluar dhe poliuretani termoplastik (TPU). Galaxy S24 Ultra përmban një minimum prej 40% çeliku të ricikluar në altoparlantë[27] dhe përfshin minimumi një 10% TPU të ricikluar para konsumit në çelësat anësore dhe të volumit. Për më tepër, çdo Galaxy S24 vjen në një kuti paketimi të bërë nga material 100% të ricikluar të letrës. Së fundi, Galaxy S24 është i çertifikuar[28] me UL ECOLOGO® dhe gjurmët e tij të karbonit janë matur dhe verifikuar nga The Carbon Trust[29].

[30][31]

Teknologji preçize dhe elegancë në çdo detaj

Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë tita[32], duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme. Në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, një dizajn i thjeshtë unik plotëson një standard më estetik me lidhje pa probleme midis kapakut të pasmë të pajisjes dhe kornizës anësore. Seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës. Në Galaxy S24 Ultra, ngjyrat[33] përfshijnë: gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Ngjyrat në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 përfshijnë: e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari.

Disponueshmëria

Galaxy S24 Ultra është i disponueshëm në ngjyrë gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Modelet Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 janë të disponueshme në ngjyrë të e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari. Smartphone-i Galaxy S24 është në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 94,999 Lek, Galaxy S24+ me 122,999 Lek dhe Galaxy S24 Ultra me 149,999 Lek.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake[34], ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë ​​të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut. Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni link-un.

Detaje të dobishme:

[1] Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy.

[2] Live Translate kërkon një lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Live Translate është i disponueshëm vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht të Telefonit Samsung. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[3] Funksioni i sugjerimit të tonit në Chat Assist kërkon një lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Duhet të plotësojë kërkesat e gjatësisë për të aktivizuar funksionin. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[4] Funksioni i përkthimit në Chat Assist mund të kërkojë identifikim në Samsung Account. Disa aplikacione të bisedës mund të mos e lejojnë këtë veçori. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Ky funksion aktivizohet kur zbulohet një gjuhë që mund të përkthehet. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[5]  Veçoritë e reja të Android Auto do të mbështeten me përditësimin e softuerit.

[6] Note Assist kërkon një lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Zbatohet kufiri i shkronjave dhe simboleve. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[7] Transcript Assist kërkon një lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Transcript Assist ofrohet vetëm në aplikacionin e para-instaluar Samsung Voice Recorder ose skedarët e regjistruar duke përdorur aplikacionin e para-instaluar Samsung Phone. Veçoria e regjistrimit të zërit në aplikacionin e para-instaluar të telefonit Samsung mund të mos lejohet të përdoret në disa vende. Skedarët audio duhet të zgjasin më pak se 3 orë për t’u përpunuar. Funksioni i përmbledhjes në Transcript Assist mund të aktivizohet kur plotësohet një numër i caktuar shkronjash dhe simbolesh. Disponueshmëria e shërbimit nuk garantohet.

[8] Sekuenca të shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet vetëm për qëllime ilustrimi. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjeve vizuale. Kërkon lidhje interneti. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android në versionin më të fundit. Funksionimi i produktit mund të varet nga cilësimet e aplikacionit dhe pajisjes suaj. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione. Disponueshmëria e shërbimit ndryshon sipas vendit dhe gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[9] AI Zoom zbatohet për distancat midis gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[10] Zmadhimi 3 herë dhe 5 herë mundësohet nga lentet optike fizike. Zmadhimi 2 herë dhe 10 herë kombinojnë lentet fizike me përmirësimet e AI për cilësi imazhi optik të barasvlefshëm.

[11] Krahasuar me Galaxy S23 Ultra.

[12] Edit Suggestion është në përputhje me formatet JPG, PNG, GIF dhe MP4. Rezultatet dhe cilësia e modifikimit mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes së fotografisë. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[13] Generative Edit kërkon një lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Redaktimi me Generative Edit rezulton në një fotografi të ndryshuar deri në 12 MP. Një filigran i dukshëm mbivendoset në daljen e imazhit pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e produktit të krijuar nuk garantohet.

[14] Disa aplikacione të mediave sociale mund të mos mbështesin Super HDR. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[15] AP përmirësime të rendimentit shfaqur në krahasim me çipet e gjeneratës së mëparshme. Rendimenti aktual do të varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe programet dhe aplikacionet e para-instaluara.

[16] Produktet e shënuara Snapdragon janë produkte të Qualcomm Technologies, Inc. dhe/ose filialet e tij.

[17] Krahasuar Galaxy S24 Ultra me Galaxy S23 Ultra.

[18] Ekrani Dynamic AMOLED 2X në Galaxy S24 Ultra mori një çertifikim nga VDE Germany për 100 përqind Mobile Color Volume në diapazonin e ngjyrave DCI-P3, që do të thotë se imazhet tuaja nuk janë shpëlarë dhe do të merrni ngjyra të pabesueshme, të gjalla pavarësisht nga nivelet e ndryshme të ndriçimit. Ekrani mund të arrijë ndriçimin maksimal deri në 2600 nits, duke përmirësuar kontrastin midis aspekteve të errëta dhe të ndritshme të përmbajtjes dixhitale për një cilësi më të shkëlqyer të fotografisë, me një raport kontrasti 5 000 000:1 për ta bërë përvojën tuaj celulare më gjithëpërfshirëse.

[19] Corning® Gorilla® Armor është përfshirë në ekranin e përparmë të Galaxy S24 Ultra. Gërvishtja e testuar në krahasim me një xham mbulues aluminosilikat konkurrues dhe reflektimi i testuar në krahasim me një xhami tipik.

[20] Krahasuar me modelet Galaxy S23+ dhe Galaxy S23. Madhësitë e ekranit dhe pajisjeve: Galaxy S23+ (6,6 inç, 76,2 x 157,8 x 7,6 mm), Galaxy S24+ (6,7 inç, 75,9 x 158,5 x 7,7 mm), Galaxy S23 (6,1 inç, 70,9 x 146 mm). , Galaxy S24 (6,2 inç, 70,6 x 147 x 7,6 mm).

[21] Kërkohet identifikim i Samsung Account. Cilësimet e inteligjencës së avancuar që parandalojnë aksesin në server do të kufizojnë funksionimin e disa veçorive të AI. Pavarësisht nga aksesi në server, Samsung nuk i ruan të dhënat hyrëse apo dalëse të përdoruesit.

[22] Knox Matrix mbështetet në smartfonët dhe tabletët Galaxy me One UI 6 ose më lart. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit.

[23] Galaxy S24 Ultra përmban materiale të ricikluara në modulin e altoparlantit të sipërm, Modulin e altoparlantit të poshtëm, Kapakun e përparmë, Kapakun e brendshëm të S Pen, Mbajtësin e dorezës së S Pen, Çelësin anësor, Çelësin e volumit, Sirtarin e kartës SIM, Kamerën Deco, Ekranin e përparmë, Xhamin e pasmë dhe Baterinë.

[24] Neodymium

[25] Bateritë e Galaxy S24 Ultra dhe Galaxy S24+ përfshijnë minimumi një 50% kobalti të ricikluar para dhe pas konsumit. Bateria e Galaxy S24 përfshin minimumi një 10% kobalti të ricikluar para dhe pas konsumit.

[26] Altoparlantët e serisë Galaxy S24 përfshijnë neodymium 100% të ricikluar para dhe pas konsumit.

[27] Altoparlantët e serisë Galaxy S24 përfshijnë minimumi një 40% çeliku të ricikluar para dhe pas konsumit.

[28] Produktet dhe shërbimet e çertifikuara UL ECOLOGO®  verifikohen për ndikim të pakësuar mjedisor bazuar në kriteret e rendimentit mjedisore gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës, duke përfshirë pakësimin e energjisë, materialeve, shëndetin, mjedisin dhe prodhimin dhe funksionimin. Seria Galaxy S24 përmbushi UL 110, që është standardi mjedisor UL për qëndrueshmërinë e telefonave celularë.

[29] The Carbon Trust ka matur dhe verifikuar gjurmën e karbonit nga krijimi në asgjësim të serisë Galaxy S24, duke përfshirë prodhimin, shpërndarjen, përdorimin dhe asgjësimin përfundimtar. Kjo është verifikuar kundrejt PAS2050, një standard i njohur ndërkombëtarisht.

[30] Më 2021, biznesi Samsung MX njoftoi një grup prej katër qëllimesh për produktet dhe biznesin e tij që do të përmbushen deri në fund të 2025. Qëllimet përfshijnë krijimin dhe përfshirjen e materialeve të ricikluara në të gjitha produktet e reja celulare, eliminimin e plastikës me një përdorim nga paketimet celulare, pakësimin në zero të konsumit të energjisë në gatishmëri të të gjithë karikuesve të smartfonëve dhe arritjen e mbetjeve zero në vendet e groposjes gjatë operacioneve botërore.

[31]Samsung përcakton modulin e një smartfoni si Antenë, Bateri, Kamerë, Ekran, Elementë përbërës mekanikë, Motor, PBA/FPCB, Altoparlant, Modul i karikuesit me valë dhe paketim.

[32] Korniza e titanit nuk përfshin çelësat anësor të volumit.

[33] Ngjyrat mund të ndryshojnë sipas tregut dhe operatorit.

[34] Oferta nga 17.1  – 30.1.2024.*** Porosisni të parët nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit