

Gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Korçë 40-vjeçari nga Tirana.
Mësohet se ngjarja u regjistrua në një hotel në lagjen nr.12 të këtij qyteti.
Ende nuk dihen arsyet e vdekjes.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje.
Policia informon se ‘në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





