Transmetuar më 16-01-2024, 18:52

Gjatë në bisede në oborr mëngjesin e sotëm, Ledjona ka folur pak për ish-partnerin e saj.

Ishte Romeo ai që i bëri një pyetje dhe gazetarja nuk ngurroi që të tregonte se çfarë raporti ka me ish-partnerin, me të cilin ka një vajzë. E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po’. Ajo tha se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.

Pjesë nga biseda:

Romeo: A e ke xhan babain e vajzës? Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura Romeo: Bravo Ledjona: Është babai i fëmijës tim Romeo: Prandaj po të pyes Ledjona: Asnjëherë nuk e kam menduar që… Ne kemi edhe komunikim për vajzën Romeo: Ai është me dikë tjetër? Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.

Por ka reaguar ish bashkëshorti i saj Jorgen Xoxi. Ai e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.

Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?

Pas këtij komenti në Publikimin e Agjensisë Kombëtare NOA Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin.

Ja postimi i tij:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit