Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona, raportojnë mediat turke.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin tragjik.
Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.
Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan, i cili ishte i lidhur me transmetimin e NTV, tha: “Një aksident ndodhi kur humbi kontrollin e drejtimit të autobusit, i cili udhëtonte me 40 pasagjerë dhe 3 ekuipazh. Ne humbëm 9 qytetarë. 30 nga qytetarët tanë ishin të plagosur dhe dërguar në spitale. Gjendja e 13 nga 30 të plagosurit tanë është paksa e rëndë. Ka ndodhur një aksident i njëanshëm në dalje të tunelit. Fatkeqësisht shoferi i autobusit ka humbur jetën”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd