Transmetuar më 13-01-2024, 20:49

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës e kanë nisur vitin 2024 me liberalizimin e vizave. Nga 1 janari ata janë të lirë të lëvizin pa viza në vendet e zonës Shengen.

Pas këtij vendimi ka pasur një fluks daljesh dhe udhëtimesh jashtë Kosovës, ku disa prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës. Kjo është vërtetuar edhe nga një foto e publikuar në Facebook.

Një bashkëatdhetar i kosovarëve nga Lugina e Preshevës ka bërë një gjest shumë të bukur, ku sipas postimit, pasi ka parë makinën me targa të Kosovës në Zvicër i ka lën 50 franga dhuratë.

"Një kosovar shkon në Zvicër pas liberalizimit, mërgimtari nga Lugina e sheh veturën e parkuar me tabela të Kosovës dhe ia lë atij 50 franga dhuratë.", shkruhet në postim krahas fotos.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd