Transmetuar më 10-01-2024, 16:53

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij, Rama njoftoi një ndryshim në planin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, për të cilin tha se nuk do të bëhet me financim të huaj, ashtu siç ishte njoftuar më parë, por me financim të brendshëm, sipas tij për shkak të urgjencës strategjike.

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces. Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”, tha Rama në një konferencë për mediat nga Lezha, ku zhvilloi mbledhjen dy ditore të qeverisë.

Porti i Durrësit ishte planifikuar të ndërtohej si bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed El Alabbar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me një vlerë prej 2 miliardë eurosh. Më 30 janar të vitit 2023 u nënshkrua dhe marrëveshja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit