Frikë në Bratislavë, ku një burrë, shef kuzhine, vrau të dashurën e tij, kameriere dhe e copëtoi me qëllim më pas, për ta gatuar (!)
I dyshuari është Jozef Hanuska, 41 vjeç, kurse viktima, 48 vjeçarja Patricia, raporton noa.al duke cituar mediat sllovake.
Krimi ndodhi në banesën ku çifti bashkëjetonte. Policia gjeti atje trupin e të ndjerës, të gjymtuar, zemrën e nxjerrë jashtë dhe vendosur mbi trup dhe sipër zemrës, pasaportën britanike të viktimës.
Në banesë u gjetën dhe një kovë me zorrët dhe pjesë të tjera të trupit të viktimës.
Kuzhinieri, pasi e kishte vrarë Patrician, e kishte gjymtuar trupin dhe ishte në përçapje për të gatuar organet e 48 vjeçares.
Autori i dyshuar përballet me akuza të rënda që sjellin burgim të përjetshëm E kaluara e tij familjare është gjithashtu e errët, me Stefanin, babanë e tij të njohur si “mbytësi i Bratislavës”, i cili më 1979 vrau 2 femra që takoi në një festë dhe më pas përfundoi në burg.
Vrasja erdhi pasi Stefani u kthye në banesë nga festa me 2 femrat dhe kërkoi të bëjë sekse. Por kur ato refuzuan, ai e mbyti njërën me rripin e tij përpara se ta përdhunonte dhe më pas mbyti edhe tjetrën. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd