Transmetuar më 07-01-2024, 12:11

Një prift në Republikën Çeke preu penisin e tij me një thikë pasi dyshohet se u fut në psikozë fobie prej pickimit nga një rriqër.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, ndoshta ishte një problem shëndetësor”, tha për mediat lokale kryetari i Českobudějovick, Bohemia Jugore, ku ndodhi incidenti alarmues.

Sipas mediave çeke, vendasit fillimisht e kuptuan se diçka nuk po shkonte pasi kleriku nuk u paraqit në kishë.

Mjekët ia shkatërruan derën, pas së cilës e gjetën priftin të shtrirë pa ndjenja në një pellg gjaku me penisin e prerë, raportoi Novinky, citon noa.al.

Prifti u dërgua më pas në repartin e urgjencës lokale, ku mjekët zbuluan se ai pësoi lëndime në organin tij gjenital.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, mjekët e futën priftin në koma të induktuar dhe e vendosën në një ventilator. Ai qëndroi ashtu për 10 ditë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit