Transmetuar më 06-01-2024, 12:43

HUNGARI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 5 janarit në Hungari ky dy shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident automobilistik. Nga ky aksident kanë humbur jetën Kushtrim Hoxha dhe kunati i tij, Jetmir Rexhepi.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar xhaxhai i Kushtrim Hoxhës, Bashkim Hoxha.

Xhaxhai ka ndarë foto e të ndjerëve ndërsa mësohet se Kushtrim Hoxha ka lënë pas një vajzë katër muajshe ndërsa Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.

Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave për mediat kosovare Kushtrim Hoxha ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa Jetmir Rexhepi është djegur brenda në makinë pasi mjeti është përfshirë nga flakët pas përplasjes. Xhaxhai i të ndjerit ka deklaruar se trupat e pajetë të viktimave ndodhen ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit