Transmetuar më 04-01-2024, 15:20

Bagnoregio, Lazio, ITALI, 4 Janar 2024 /noa.al  – Për pak javë do të kthehej në Shqipëri, por udhëtimin e ktheu në një fund fatal për veten e tij duke u varur në një pemë.

Viktima është Kujtim Çobo, 54 vjeç, emigrant i përkohshëm në rajonin e Lazios, raporton noa.al.

Ditën e martë në mëngjes, pronari i biznesit ku po punonte provizorisht Çobo, u shqetësua kur 54 vjeçari nuk u paraqit për pinë.

Ai njoftoi policinë dhe karabinierët nisën kërkimet në Vetriolo, një fshat në Bagnoregio, komunë në Tuscia, pjesë e rajonit të Lazios.

Sipas asaj që është zbardhur deri sot, burri me origjinë shqiptare ishte zhdukur pasditen e së hënës  dhe më pas u gjet i varur në një pemë.

Autoritetet thanë se trupi i burrit, pasi familja e tij të jetë gjetur në Shqipëri, do t’u dërgohet atyre për varrimin.

“Ngushëllimet e mia më të thella familjes – shkroi dje kryetari Luca Profili –. Gjyqësori dhe karabinierët, të cilët i falënderoj, do të hedhin dritë mbi atë që ndodhi”. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd